Pse Ardi Veliu nuk mund te jete ne krye te policise |Lajme-News

2020-06-03 1

I njohur ndryshe brenda ambienteve të Ministrisë së Brendshme edhe si ?Kambalja?, duke simbolizuar sjelljen pa takt dhe të taktikave të forta, gati ushtarake gjatë ushtrimit të detyrës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, sot ka bërë gafën më të madhe që një administrator publik, e për më tepër një drejtues i Policisë së Shtetit mund të bëjë.
Publikisht dhe madje para deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë, ai ka shpifur, gënjyer dhe përlyer figurën e një gruaje, një nëne, një qytetareje. Sikur asgjë tjetër të mos marrim në konsideratë, kaq mjafton që sot ky zotëri të jepte vetë dorëheqjen, ose më së paku, Ministri i Brendshëm t'i kërkonte Kryeministrit shkarkimin e menjëhershëm të tij.
Dy janë veprat penale të kryera sot botërisht nga Ardi Veliu. Shpifje dhe cënim të personalitetit të një shtetaseje, dhe mashtrim para Kuvendit të Shqipërisë. Në këto momente, Ardi Veliu duhej të ishte në shtëpi, pa asnjë gradë dhe detyrë shtetërore, o me dorëheqje, o me shkarkim.
Por në fakt, asnjëra nga këto nuk ka ndodhur. Ministri i Brendshëm Lleshaj ndoshta edhe nuk e përtyp dot këtë gafë të vartësit e tij, por nuk ka tagër ligjor ta shkarkojë. Ai vetëm mund të kërkojë shkarkimin e tij tek Kryeministri.
Në një rast normal edhe kaq duhej ta kishte bërë, por as këtë nuk e ka bërë. Do shihni fytyrën e Ministrit në çdo akt apo veprim të policit, pat thënë menjëherë sapo mori emërimin si Ministër i Brendshëm z.Lleshaj.
Nuk e dimë nëse gafa e paprecedentë e Drejtori të Përgjithshëm Veliu, i ka pëlqyer apo jo Ministrit të Brendshëm, por reagimi i tij sot duhej të ishte i menjëhershëm. Por kjo e sotmja nuk është rrufeja në qiell të hapur, për veprimtarinë e Veliut.
Ai u akuzua menjëherë se u emërua në thyerje të Ligjit për Policinë e Shtetit pasi nuk kishte shumë kohë që kishte ardhur nga detyra e Shefit të Policisë Bashkiake të Vlorës. Ai është akuzuar vazhdimisht edhe për mënyrat tejet të ashpra të vartësve të tij në shumë raste, por sërish asgjë nuk e ka prekur karrigen e tij. Asgjë nuk mund t'i ndodhë edhe këtë herë dhe sërish askush nuk do të habitej aq shumë. Sepse ndonjëherë ?Kambalet? nuk janë thjesht për t'u veshur.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

#ArdiVeliu #TvKlan #Policia

Free Traffic Exchange